“Të bëhet evidentimi i demit, të caktohet fond i posaçëm, të pezullohet taksa e ujit, pezullim i taksës së pronës dhe kredi të buta për biznesi”, ka theksuar Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takim me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës.
Po ashtu, Basha tha se banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë, duhen zbatimin e 5 masat për situatën pas tërmetit
“Kërkojmë urgjentisht: Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes. Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura. Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes. Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara. Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti”, theksoi ai. /atsh