Loading...

Ambasada italiane: Mbështetje popullit shqiptar pas lëkundjeve të tërmetit

Ambasada e Italisë në Shqipëri ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e saj për popullin shqiptar pas lëkundjeve të tërmetit që goditën Shqipërinë.

Përmes një njoftimi për mediet, Ambasada ka nënvizuar se, i gjendet pranë popullit shqiptar dhe të gjithë atyre që kanë pësuar dëme në banesat e tyre, duke i uruar një shërim të shpejtë personave të lënduar.

“Ambasada e Italisë në Tiranë në vijim të lëkundjeve të tërmetit që goditën Shqipërinë i gjendet pranë popullit shqiptar dhe të gjithë atyre që kanë pësuar dëme në banesat e tyre, duke i uruar një shërim të shpejtë personave të lënduar. Ambasada e Italisë i shpreh solidaritetin e saj institucioneve dhe forcave të rendit të angazhuara në operacionet e ndihmës, duke theksuar edhe njëherë gatishmërinë e saj për të ofruar mbështetje në rast se do e konsiderojnë të nevojshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Italisë në Shqipëri.

Ambasada ka rikujtuar edhe njëherë në rast nevoje kontaktet e nevojshme të vëna në dispozicion nga autoritetet shqiptare.

Numri unik i emergjencave 112;

Policia e Shtetit 129;

Policia bashkiake e Tiranës 042419465;

Zjarrfikësit 128;

Ndihma e shpejtë 127.

Prefiksi (00355)./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com