Loading...

Ruçi: Të rinjtë t’i bashkohen solidaritetit dhe të ndihmojnë ata që e kanë të nevojshme

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë Irsa Ruçi vizitoi sot disa prej familjeve në zonën e Yzberishit, që janë prekur më shumë prej tërmetit të së shtunës.

Drejtoresha Ruçi theksoi se, çdo institucion shtetëror ka qenë në gatishmërinë maksimale për tu ardhur në ndihmë familjeve të lënduara; dhe përveç dëmtimeve materiale që tërmeti la, ata kishin marrë në kohë rekord çdo shërbim mjekësor, njerëzor dhe ndihma për të përballuar këto ditë frike dhe për të qenë të sigurt.

Kjo vizitë në terren, shtoi Ruçi, “ishte për të organizuar punën me të rinjtë tanë vullnetarë, në mënyrë që ata të shërbejnë me energjitë dhe mirësinë e tyre në familjet që do kenë nevojë”.

“I ftoj të rinjtë t’i bashkohen solidaritetit dhe të dhurojmë kohë e ndihmë për ata që e kanë të nevojshme këto ditë”, tha Ruçi./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com