Loading...

Rritet numri i personave me sëmundje mendore

Demenca ose humbja e kujtesës do të jetë rreziku kryesor i shëndetit në shekullin e ardhshëm duke pasur në konsideratë incidencat në rritje të sëmundjes.

‘’Aktualisht 50 milionë njerëz në botë vuajnë nga sëmundjet mendore’’, theksoi mjeku Ghokan Ekol.

“Pothuajse një në çdo dy persona, midis moshave 85-90 vuan nga demenca”, tha Erkol.

Ndërsa numri i incidencave të sëmundjes dyfishohet pas çdo 5 vitesh, studiuesit vlerësojnë se deri në vitin 2050, kjo sëmundje do të ndikojë në një pjesë të konsiderueshme të popullsisë me 150 milionë.

Erkol e përshkroi Alzheimerin si shkaktarin më të zakonshëm të demencës. Ai tha se sëmundja përbën 60 % të shkaqeve të demencës.

Neurologu thekson se sëmundja mendore nuk njeh kufijtë social, as ekonomikë dhe as kufijtë gjeografikë.

“Mund të prekë të gjitha shoqëritë, pavarësisht niveleve socio-ekonomike. Studimet kanë treguar gjithashtu se dy nga tre persona nuk dinë asgjë për demencën”, shtoi ai.

‘’Për më tepër, simptomat e sëmundjes mashtrojnë edhe mjekët për ta diagnostikuar atë në një fazë të hershme. Ata e trajtojnë sëmundjen si një rezultat normal të pleqërisë”, theksoi Erkol.

Pacientët, vetë hezitojnë të raportojnë problemin tek mjekët, pasi kjo sëmundje shoqërohet edhe me njollë sociale. /atssh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com