Loading...

“Tahiri, çështje e Drejtësisë”, Rama: Në raport me ligjin përgjegjësia është personale

Kryeministri Rama tha sot se vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është çështje e Drejtësisë. I pyetur nga gazetari Muhamet Veliu, Rama theksoi se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo është personale.

“Nga dita e parë, deri në ditën e fundit kam qenë dhe mbetem i idesë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo qoftë është personale, ndërkohë që përgjegjësia e forcës politike apo e Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka një problem me ligjin. Në këtë aspekt besoj se jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve”, theksoi Kryeministri Rama.

I pyetur sesi e priti vendimin e dënimit për shpërdorim detyre të Saimir Tahirit, Rama u përgjigj: “Është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam komentuar e as komentoj dhe s’kam gjë për të thënë”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com