Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë po vijon punë me rimte të larta për pastrimin e kanaleve kulluese, në të gjitha rrugët e qytetit.
Ditët e fundit punonjësit e UK Vlorë pastruan kanalin në zonën mbi spitalin rajonal të Vlorës.
“Pastrimi i këtij kanali do ti japë frytet e veta në kohë me reshje shiu”, bën të ditur UK, Vlorë.
Në disa fotografi të publikuara nga UK Vlorë vihet re ndryshimi sesi ishte dhe si është pas pastrimit ky kanal.
Pjesë e punës së punonjësve të UK Vlorë është edhe pastrimi i kanaleve kulluese në “Top’hana”, ku sektori i Kanalizimeve realizoi një punë pozitive.
Në qendër të punës së Uk Vlorë është edhe pastrimi dhe larja me sondë të linjave të kanalizimeve në lagjen “Isa Boletini”./atsh