Firmat austriake gjithnjë e më shumë të interesuara për të investuar në Shqipëri.
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi priti përfaqësues të disa firmave austriake, të cilët po zhvillojnë një vizitë informuese mbi potencialet e Shqipërisë.
Ministri Shalsi u shpreh se, ata ishin shumë të interesuar për turizmit në vendin tonë, një sektor që ka marrë vëmendje të lartë edhe falë medieve ndërkombëtare.
“Interesim gjithnjë në rritje i austriakëve për Shqipërinë. Advantage Austria organizoi një vizitë informuese mbi potencialet e Shqipërisë duke sjellë disa firma austriake, përfaqësuesit e të cilave i takova me kënaqësi në mjediset e Ministrisë. Ishte vizita e tyre e parë në Shqipëri dhe ishin shumë të interesuar për turizmit në vendin tonë, një sektor që ka marrë vëmendje të lartë edhe falë medieve ndërkombëtare”, thekson ministri Shalsi.
Ministri Shalsi shprehet se, “mundësitë që ofron Shqipëria për investim, si dhe atraksionet e saj bregdetare, malore, liqenore, lumore, si dhe sitet arkeologjike ishin në fokus të diskutimit”./atsh