Loading...

Greqi/Shqiptari gjendet i dje.gur brenda mjetit, për çfarë dyshohet

Një shqiptar dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda makinës së tij, duke u vetëdjegur në Rodos, ndërsa trupi i tij u gjet në automjet këtë mëngjes. I djegur në automjet është gjetur një shtetas shqiptar 56 vjeç, babai i një fëmije të mitur.

Burri u gjet i vdekur në makinë rreth orës 06.00 në zonën e Kaminari, midis Malona dhe Haraki. Forcat speciale nga Departamenti i Zjarrfikësve dhe oficerët e policisë nga Drejtoria e Sigurisë Rodos dhe Departamenti i Policisë Archangel nxituan për në vendngjarje.

Makina është djegur plotësisht, ndërsa shoferi që dyshohet se është vetëdjegur është identifikuar vetëm me anë të faktit se kush e ka nën pronësi makinën. Hetuesit kanë gjetur të dhëna se 56-vjeçari ishte në vështirësi financiare dhe duket se kjo është arsyeja se përse ai ka vendosur t’i japë fund jetës.

Dyshohet se zjarri fillimisht ka qenë i vogël, ndërsa me shpejtësi ka prekur të gjithë pjesët e automjetit. Rezultatet e plota pritet që të dalin më vonë, pas kryerjes së autopsisë./balkanweb

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com