Loading...

Gazetari i vrarë në diktaturë, Sula: Nis mbledhja e fakteve për gjetjen e varrit të humbur

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit vazhdon punën për mbledhjen e të dhënëve për varret e humbura të të ekzekutuarve në kohë të diktaturës komuniste.

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula ka zhvilluar sot një bisedë me mbesën e Xhemal Farkës, një gazetar i rëndësishëm dikur, qe ende sot nuk i dihet varri.

“Historitë e përndjekjes politike në qytetin e Tiranës kanë një natyre te veçante. Kryeqyteti bëhet qendra e lëvizjeve të forta politike e shoqërore për instalimin e një sistemi totalitar që nuk pranonte pluralizëm idesh, nuk pranonte fenë, nuk pranonte pronën private ne qytet dhe fshat: pra që në përgjithësi kërkonte një transformim rrënjësor të shpejtë dhe me dhunë. Elita dhe nomeklatura komuniste instalohet në Tirane duke deligjitimuar banorët autoktonë qoftë politikisht, qofte ekonomikisht, qoftë moralisht”, tha ajo.

Më tej Sula shton se “Pasardhësit e këtyre familjeve me të drejtë pyesin veten për rrënjët e tyre dhe kërkojnë të vënë në vend, përmes të vërtetës, dinjitetin e mohuar të familjarëve të tyre: ti respektojnë ata duke iu kthyer emrin dhe reputacionin apo duke mos pushuar së kërkuari vendprehjen e fshehur, siç është rasti këtu i mbesës së Xhemal Farkës, një gazetar i rëndësishëm dikur, që ende sot nuk i dihet varri”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com