ryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga projekti për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.
Në fjalën e tij, Kreu i Ekzekutivit theksoi se ky nuk do të jetë thjeshtë një aeroport turistik. Ai theksoi se aeroporti i Vlorës duhet të jetë një aeroport më i madh se i Tiranës, me më shumë funksione se ai i Tiranës, dhe me një standard më të lartë se ai i Tiranës në tërësi.
Ai ka nënvizuar se aeroporti i Vlorës do të jetë aeroport me një pistë 3,2 kilometra, ndërkohë që Tirana e ka 2,7 kilometra dhe do të mundësojë uljen e avionëve me kapacitet të madh, jo vetëm për pasagjerët, por edhe për mallrat.
“Nuk kemi në rajon një aeroport mallrash dhe është një ekonomi më vete, me shumë interes, që me potencialin që ka zona këtu dhe me potencialin që ka vetë sot Shqipëria dhe Vlora është plotësisht i mundur”, – ka theksuar Rama gjatë prezantimit të projektit.
Një tjetër funksion i aeroportit të Vlorës, do të jetë edhe ai për riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve.
Të tre këto komponentë, pasagjerët, mallrat dhe mirëmbajtja e riparimi e bëjnë aeroportin e Vlorës, një aeroport ndërkombëtar të kompletuar dhe mbi të gjitha e bëjnë një qendër ekonomike, sepse kontributi në ekonomi i këtij aeroporti do të jetë shumë i ndjeshëm. /atsh