Loading...

Arkitekti Borione: Aeroporti i Vlorës, impakt në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe turistik

Aeroporti që do të ndërtohet në Vlorë, do të ketë një pistë ndërkombëtare, 3,2 kilometra, ku do mund të ulen edhe avionët transoqeanikë. Nuk do jetë vetëm aeroport, por një zonë ekonomike me fusha sporti, qendra tregtare. Do jetë aeroport për uljen dhe ngritjen e avionëve, por edhe aeroport për kargo.

Arkitekti Matia Borione u shpreh se “konteksti ku do të zhvillohet situacioni është fantastik, ku kuadri ambiental është shumë delikat dhe duhet të sillemi me shumë kujdes, sidomos kur bëjmë ndërhyrje të kësaj natyre. Qasja jonë ka qenë të shkriheshim me kontekstin, me natyrën, një kontekst i cili shfaqet si fushor dhe është ideal për ndërtimin e një aeroporti”.

“Ne ndjekim zhvillimin që është parashikuar për qytetin dhe duam të bëjmë disa funksione. Ajo që është e rëndësishme te ky projekt është se do të ketë si synim fuqizimin dhe të jetë një nyje infrastrukturore për Shqipërinë dhe për të bërë këtë, duhet të funksionojë 365 ditë të vitit. Nuk mund të jetë një element i pjesshëm që të funksionojë me funksione të caktuara, duhet që kjo ndërhyrje të shoqërohet me shumë funksione të tjera p.sh., një pjesë për kantina të mëdha për një verë shumë cilësore, që mund të jetë një element shoqërues për biznesin për turizmin dhe zhvillimit urban të qytetit”, tha ai.

Borione foli edhe për krijimin e portit turistik Marina, që do t’i shërbejë aeroportit dhe zhvillimit urban të qytetit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com