Loading...

Organizata Botërore e Shëndetësisë akrediton laboratorin e Fruth-Rubeolës në ISHP

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka akredituar laboratorin e Fruth-Rubeolës në Institutin e Shëndetit Publik.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu duke theksuar se certifikimi është standard, standardi garanton cilësi.

“ Lajm i mirë akreditimi i plotë i laboratorit të Fruth-Rubeolës në Institutin e Shëndetit Publik nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pas një procesi të gjatë supervizimi, me rikonfirmimin e mostrave në laborator reference, rezultatet kanë dalë 100% të përputhshme”, thekson ministrja.

Me akreditimin e plotë të laboratorit të ISHP-së, thekson Manastirliu, garantohet hapi i parë i diagnozës së saktë të këtyre sëmundjeve të rrezikshme.

“Edhe një hap përpara drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, thekson ministrja. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com