Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut shkarkoi prokuroren speciale publike, Katica Janeva me 102 vota pro, pa kundër dhe pa abstenime.
Për këtë vendim votuan pro edhe 27 pjesëtarë nga komunitetet, të cilët nuk janë shumicë.
Janeva është në paraburgim si e akuzuara e tretë për rastin “Reket”.
Partitë parlamentare ishin të vetmit në qëndrimin për shkarkimin e Janevës, por në seancën e sotme, deputetët e VMRO-DPMNE-së i përsëritën pozitat e tyre të ndryshme dhe pikëpamjet për atë çfarë duhet të jetë prokuroria publike në të cilën duhet të inkorporohet PSP-ja.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në vërejtjet e opozitës për atë që nuk ka caktuar seancë për shkarkimin e Janevës më parë, tha se ai punon sipas Rregullores dhe Kushtetutës dhe se ka propozim-vendim të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe se ajo sot ishte vendosur në rend dite.
BDI-ja, sipas deputetit Artan Grubi, është partia e vetme politike e cila kërkon hetim institucional për të gjithë funksionarët duke filluar nga viti 2002, duke i përfshirë edhe politikanët.
Sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut sipas deputetit është selektues, ndërsa vetingun që e propozojnë nuk është vetëm për gjykatësit, prokurorët dhe të tjerët por edhe për politikanët.
Mandati i Katica Janevës si prokurore publike skadonte nesër, më 15 shtator./atsh