Loading...

Kryen me sukses transplantin e veshkës, Manastirliu viziton 27 vjeçaren: Financim 100% nga shteti

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar një 27–vjeçare nga Tirana, e cila para një muaji ka kryer me sukses transplantin e veshkës falas. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë për Megin, e cila ishte diagnostifikuar që në lindje me probleme të theksuara renale.

“Kalvari i vuajtjeve për 27 vite me rradhë për Megin dhe familjen e saj, ka marrë fund! Sot më tregoi se nuk e besonte kur e telefonuan për t’i thënë që është gati për ndërhyrjen pa pagesë dhe përputhshmëria me motrën që i dhuroi veshkën ishte e plotë. Fatmirësisht çdo gjë ka shkuar mirë dhe ditë pas dite Megi po i kthehet jetës normale, si bashkëmoshataret e saj”, shkruan Manastirliu.

Nga Janari 2019, 16 pacientë kanë kryer transplantin e veshkave falas në spitalet jopublike, me financim 100% nga shteti. Që prej fillimit të financimit të paketës së transplantit të veshkave falas në 2015, kanë kryer transplantin 79 pacientë. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com