Në ndeshjen Angli – Kosovë u dhurua spektakël nëpërmjet një loje të mbushur me gola, ndonëse kombëtarja kosovare humbi me rezultatin 5-3.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 5-1, ku Kosova arriti të shënojë që në minutën e parë me Berishën. Golat për kombëtaren angleze u shënuan nga Sterling (8), Kane (19), Vojvoda shënon autogol (38), Sancho (44, 46).
Kombëtarja e Kosovës në pjesën e dytë arriti të rimarrë veten duke shënuar dy gola me Berishën (49) dhe Muriqi (54) me 11-metërsh. Ndeshja përfundoi me rezultatin 5-3. /atsh