Loading...

Brnabiç: Shpresoj që negociatat me Prishtinën të vazhdojnë pas zgjedhjeve

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç shpreson se negociatat për një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë pas zgjedhjeve në Kosovë.

‘’Shpresoj se pas atyre zgjedhjeve do të ketë njerëz që janë mjaft të guximshëm dhe të përgjegjshëm, veçanërisht ndaj qytetarëve të tyre, të aftë të diskutojnë një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë’’, theksoi ajo në një konferencë shtypi në Luksemburg.

‘’Serbia është e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje afatgjatë me Kosovën, por që duhet të jetë një zgjidhje kompromisi. Nuk mund të kesh një palë që merr gjithçka dhe pala tjetër të humbasë gjithçka’’, shtoi ajo./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com