Loading...

Papa Françesku: Jo më hakmarrje

Në vizitë në Mozambik, në juglindje të Afrikës, papa Françesku u shpreh i revoltuar kundër hakmarrjes, në një meshë të mbajtur në një stadium në periferi të Maputos, kryeqytet i vendit.

“Nuk mund të mendojmë për të ardhmen, të ndërtojmë një komb, një shoqëri të bazuar në ligjërimin e dhunës”, theksoi ai para rreth 60 000 besimtarëve.

Duke u shprehur në gjuhën portugeze, papa argjeninas u tha atyre që të mos ndiqnin ligjin e vjetër të hakmarrjes, simbolizuar nga shprehja “sy për sy, dhëmb për dhëmb”.

“Asnjë familje, asnjë grup fqinjësh, asnjë etni, asnjë vend nuk ka të ardhme nëse motoja që i bashkon (…) përbëhet nga hakmarrja dhe urrejtja”, theksoi papa.

“Ligjërimi i dhunës është gjithmonë një spirale pa fund dhe kostoja e tij është shumë e lartë”, nënvizoi papa Françesku./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com