Pema më e madhe e Amazonës është e gjatë 88 metra dhe nuk është e kërcënuar nga zjarret që kanë shkatërruar shumë rajone të pyllit tropikal, sipas studiuesve brazilianë dhe britanikë.
“E vendosur në veri të Brazilit, në një “vend të shenjtë” me pemë gjigande, në kufirin mes shteteve të Paras dhe Amapas, pema nga hapësira Dinizi ka një perimetër prej 5.5 metrash”, sipas punimeve shkencore të publikuara së fundi nga Sekretariati Shtetëror për Shkenca dhe Teknologji të shtetit të Amapas (Setec).
“Pemët janë të zakonshme në këtë rajon, por ato arrijnë në përgjithësi në 60 metra”, theksoi Eric Bastos, i ngarkuar me koordinimin e punimeve kërkimore ndërmarrë në muajin gusht nga studiuesit e Universitetit Federal të Los Vales të Jequitinhonha (UFVJM) dhe universitetet britanike Cambridge dhe Swanseas.
Pemët janë identifikuar nga sensorët ajrorë.
“Ky është një zbulim i madh dhe ne kemi detyrë t’i ruajmë këto pemë”, shtoi studiuesi.
Për shkak të lokalizimit në brendësi të pyllit, pema gjigante nuk pshtë e kërcënuar nga zjerret që lidhen me shpyllëzimin dhe që kanë shkatërruar zona të mëdha të Amazonës”, theksoi një zyrtar i Setec./ atsh