Loading...

20 vite jetë sedentare dyfishon rrezikun nga vdekja e parakohshme

Të jetosh për 20 vite një jetë sedentare dyfishon rrezikun për vdekje të parakohshme në raport me ata që janë fizikisht aktivë për të njëjtin hark kohor, sipas një studimi norvegjez që është prezantuar në Paris në kongresin e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë dhe zhvilluar nga Universiteti Trondheim.

Shkencëtarët kanë studiuar të gjithë banorët e Norvegjisë nga 20 vjeç e sipër, duke vëzhguar në periudha të ndryshme kohore për 20 vite nivelin e tyre jetës sedentare apo aktivitetin fizik të zhvilluar, kështu që të mund të studiojnë ndryshime të mundshme të zakoneve në kohë.

Ata i ndanë kampionët në tre grupe, ata që nuk ishin aktivë, grupin që bënte aktivitete në mënyrë të moderuar dhe ata që bënin në mënyrë intensive.

Më pas janë regjistruar në kohë të gjitha rastet e vdekjes dhe arsyet e tyre. Sipas këtyre të dhënave doli se në raport me grupin e atyre që ishin aktivë për dy orë ose më shumë në javë, kush ishte dhe ka zhvilluar një jetë sedentare për një periudhë prej 20 vitesh kishte një raport dy herë më të lartë që të vdiste për shkaqe të ndryshme dhe tre herë më të lartë për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Nga ana tjetër ata që zhvillonin një nivel mesatar të aktiviteteve fizike kishin një rrezikshmëri për vdekje prej 60% nga të gjitha shkaqet dhe 90% për shkak të sëmundjeve të zemrës në raport me bashkëmoshatarët që zhvillonin aktivitete fizike.

“Rezultatet tona tregojnë se për të arritur përfitimin maksimal për shëndetin nga ana e aktivitetit fizik në aspektin e mbrojtjes nga vdekja e parakohshme, duhet të jesh fizikisht aktiv ndër vite. Madje mund të reduktohet rreziku nga vdekja edhe duke u bërë aktiv fizikisht, edhe pse mund të kesh pasur një të kaluar të karakterizuar nga jeta sedentare”, shpjegon autori i këtij studimi, Trine Moholdt. atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com