Loading...

Uragani Dorian arrin nivelin më të lartë të fuqisë

Qendra amerikane e Uraganëve e konsideron të kategorisë 5 stuhinë Dorian, thënë ndryshe niveli më i lartë.
Deri para disa orësh ajo ishte konsideruar e nivelit 4.

”Dorian po godet aktualisht ishujt Abaco në Bahamas me erëra me shpejtësi 260 kilometra në orë”, tha kjo qendër.

Autoritetet i kërkuan popullatës të gjejë strehime të sigurta.

Dorian po zhvendoset drejt bregdetit lindor amerikan në Florida, ndërkohë që autoritetet e meteorologjisë thonë se ai mund t’i drejtohet edhe shteteve të Xhorxhias apo Karolinës së Jugut./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com