Loading...

Fier – Të shtëna me armë zjarri brenda spitalit, ja si u plagosën tre persona

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Fier.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e Urgjencës së spitalit, teksa raportohet për 3 persona të plagosur.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri me sende të forta që ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndodhur një sherr mes dy grupeve, të cilët në fillim janë konfliktuar me sende të forta në Levan, ndërsa më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve në ambientet e spitalit.

Mësohet se dy persona janë plagosur me sende të forta, ndërsa njëri me armë zjarri.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com