Loading...

Godet “Roma”, në mbrojtje vjen Smalling

“Roma” ka gjetur marrëveshjen me “Manchester United” për të transferuar në Seria A, qendërmbrojtësin Chris Smalling. 29-vjeçari pritet të mbërrijë në “Romë” sot pasdite, ose maksimumi të premten në mëngjes për të realizuar vizitat mjekësore. Të dielën pritet të jetë në tribunë për të parë nga afër skuadrën e tij të re, që do përballet në derbi me “Lazion”.

Sara Chris Smalling është mbrojtës qendror, i kërkuar me forcë nga trajneri i verdhe kuqve, Fonseca. Marrëveshja me djajtë e kuq është arritur në formulën e huazimit që do ti kushtojë verdhe-kuqve 3 milionë euro, me të drejtë blerje 15 milionë euro brenda 30 qershorit të vitit 2020.

Smalling i lindur në vitin 1989, ka qenë pjesë e përfaqësues britanike deri në vitin 2017. Është një futbollist i fortë fizikisht dhe sezonin e shkuar ka grumbulluar 34 ndeshje, 24 në Premier Ligë. “United” këtë sezon i besoj frenat e mbrojtjes Maguire. “Roma” me Smalling zgjidh problemin e mbrojtjes, ku ishin vetëm tri lojtarë (Fazio, Juan Jesus dhe Mancini) pas largimit të Monolas te “Napoli”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com