Loading...

Stuhia Dorian shndërrohet në uragan pranë Porto Rikos

Stuhia tropikale Dorian është shndërruar në një uragan ndërkohë që i afrohet Porto Rikos dhe ishujve të virgjër amerikanë, njoftoi sot qendra kombëtare amerikane e uraganeve (NHC).

Me erëra që arrijnë 120 kilometra në orë, Dorian është tashmë një uragan i kategorisë 1, në pesë që numëron shkalla e Saffir-Simpson që mat fuqinë e uraganeve.

Pritet që Dorian të fuqizohet edhe më shumë në ditët në vijim gjatë kohës që është sipër Atlantikut, theksoi NHC-ja në njoftimin e saj të fundit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com