Loading...

Subvencionet në bujqësi/ Financohen mbi 324 projekte për mbjellje agrumesh

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka mbështetur përmes subvencioneve nga fondet shtetërore 324 projekte për mbjellje agrumesh në të gjithë vendin.

Investimet e reja në këtë sektor, mbështetur dhe nga fondet grant të qeverisë kanë shtuar me 251 hektarë sipërfaqen e mbjellë me agrume.

Vlera e financimit ndër vite për projektet në agrume arrin në shifrën e 56.742.160 lekë.

Ndërkohëqë që zhvillimi intensiv i këtij sektori ka dhënë impakt në rritjen e të ardhurave për familjet fermere, rritjen e eksporteve të tyre dhe në krimin e fermave model të zhvillimit të agrumeve në Shqipëri.

Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2017 rreth 38 mijë tonë portokaj janë eksportuar nga Shqipëria drejt vendeve anëtare të BE-së. Ndërsa gjatë vitit 2018, vetëm nga zona e Xarrës, Sarandë, u eksportuan 25 mijë tonë mandarina në të gjithë Europën.

Eksportet e agrumeve “Made in Albania” furnizojnë tashmë jo vetëm tregun rajonal, Kosovë, Maqedoni, por është konsoliduar tashmë eksporti i mandarinave nga Shqipëria drejt Polonisë, Çekisë, Gjermanisë, Ukrainës.

Sipas INSTAT, në vitin e kaluar, sasia e prodhuar në vend e agrumeve (portokaj, mandarina,) shënoi 40 mijë tonë, nga 13 mijë tonë që ishin gjashtë vite më parë, duke ndikuar në uljen e importit të tyre dhe rritjen e eksportit krahas furnizimit të tregut vendas.

Eurostat bën të ditur se, Shqipëria është një ndër 10 shtetet mesdhetare në Europë, ku prodhohet portokalli. Shqipëria është në vendin e 8-të për nga prodhimi vjetor, më mirë se Malta, që ka një sipërfaqe bindshëm më të vogël të kultivimit dhe se Kroacia, vend që ka një klimë aspak favorizuese, si dhe sipërfaqe të vogël kultivimi si rrjedhojë. Ndërkohë që kryeson Spanja, Italia dhe Greqia për superprodhimin e agrumeve, bën të ditur agjencia e statistikave të Bashkimit Europian. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com