Angelina Jolie ka zbarkuar në YouTube duke hapur një kanal që brenda pak ditësh, ka mbledhur më shumë se 5600 abonentë.
Pa modë, udhëtime apo produkte bukurie: rrëfimi i yllit të Hollivudit ka të bëjë me përpjekjet e saj humanitare. Dy nga fjalimet e saj janë në internet, të mbajtur i pari në ceremoninë për Hollywood Reporter Women in Entertainment 2017 dhe një në 2019 gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën ajo mori pjesë si e ftuar speciale nga UNHCR.
Në biografinë që ajo publikon në platformë, Angelina përqendrohet në historinë e veprimeve të saj mbrojtëse dhe përfaqësimin e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët: “Jolie përqendrohet në kriza serioze që shkaktojnë shpërngulje masive të popullatës duke ndërmarrë veprime mbrojtjeje dhe përfaqësimi të UNHCR-së dhe Komisionit të Lartë në nivelin diplomatik. Angazhohet gjithashtu me vendimmarrje për çështje që lidhen me zhvendosjen globale dhe përmes kësaj pune ka kontribuar në procesin jetik të gjetjes së zgjidhjeve për njerëzit e detyruar të ikin. nga shtëpitë e tyre “.
Aktorja ka luftuar për vite me radhë në mbështetje të grave dhe të drejtave të tyre në zonat e luftës. Në vitin 2001, pas angazhimit në kampet e refugjatëve në Kamboxhia, ajo u emërua Ambasadore e Vullnetit të Mirë nga UNHCR dhe që nga viti 2012 ajo u “promovua” si e ftuar speciale e organizatës. Për aktivizmin e saj ajo mori çmime të shumta, përfshirë çmimin Citizen Of The World nga Shoqata e Korrespondentëve të Kombeve të Bashkuara në 2003.//atsh