Loading...

I riu i jep fund jetës sapo ishte kthyer nga muaji i mjaltit

Ai vendosi ti japë fund jetës së tij menjëherë pas muajit të mjaltit. Një 27-vjeçar u gjet i va-rur në shtëpinë e tij në një fermë në pronësi të familjes. Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme në komunën e Lonato del Garda, në provincën e Brescias.

Ai ishte kthyer të dielën nga muaji i mjaltit me gruan e tij, me të cilën ishte martuar disa muaj më parë. Historia bëhet edhe më tra-gjike pasi 27-vjeçarit i kishin vde-kur më herët dhe babai me gjyshin në të njëjtën mënyrë, vetëv-rasje.

Sipas informacioneve të para që rrodhën, vik-tima ishte djali i një shitësi lokal. Pasi u dha alarmi, një ambulancë dhe një makinë mjekësore ndërhynë në vend, por të gjitha përpjekjet e provuara për të mbajtur në jetë 27-vjeçarin ishin të pasuksesshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com