Loading...

“Stop Informalitetit”/ 7750 shkarkime të aplikacionit në vetëm 5 ditë, Rama: S’ka pushim për ndjekjen e rasteve

Në vetëm pesë ditë nga prezantimi i aplikacionit “Stop Informalitetit”, janë 7750 qytetarë që e kanë shkarkuar.

Kryeministri i vendit tha se punonjësit e kontrollit tatimor janë në gatishmëri ndaj çdo denoncimi dhe nuk njohin ditë pushimi apo orar zyrtar pune. Rama ka thënë po ashtu se qytetarët të cilët nuk e kanë shkarkuar ende këtë aplikacion, mund t’a bëjnë këtë duke kërkuar në App Store, për të kryer denoncime të tyre ku ruhet anonimati i secilit.

“S’ka të shtunë e të diel dhe as orar zyrtar për skuadrat e angazhuara në luftën kundër informalitetit dhe ndjekjen po ashtu, të denoncimeve të qytetarëve, përmes aplikacionit STOP INFORMALITETIT. Ka shkuar në 7750 numri i qytetarëve që e kanë shkarkuar aplikacionin. Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/detail”, – thotë Rama.

Kryeministri u ka bërë apel qytetarëve për të mos ngurruar ndaj çdo padrejtësie, duke denoncuar abuzimin përmes aplikacionit.

“Shkarkoje dhe ti nëse s’e ke bërë ende e mos e harro, ty s’të kushton asgjë të denoncosh abuzimin para syve, por shoqërisë dhe vendit i jep një ndihmë me rëndësi në rrugën e shtetbërjes europiane”, – thotë ndër të tjera, Rama./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com