Loading...

Basha: Kajmaku në shkelje të Dekriminalizimit, probleme me drejtësinë greke

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se kryeministri Rama është në dijeni se kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit

“Ai e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën”, tha Basha.

Sipas tij, Rama “përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke”.

“Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar”, tha Basha.

Ai tha se duhet larguar kryeministri Rama si masë jetike për “sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com