Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 70-vjeçare ish-gazetari dhe diplomati Maksim Sinemati.
Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Sinemati u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij.
Maksim Sinemati punoi me përkushtim për rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), si drejtor i redaksisë së Lajmeve të Jashtme.
Ai nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht nga trajtimi i çështjeve ndërkombëtare, duke dhënë kontributin e tij edhe gjatë viteve që punoi si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Agjencia Telegrafike Shqiptare i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve./atsh