Të ardhurat nga eventet e sporteve elektronike në Gjermani u rritën vitin e kaluar, nëpërmjet shitjes së biletave, të drejtave mediatike dhe marrëveshjet e sponsorizimit në këtë fenomen të ri botëror të lojërave sportive elektronike.
“Të ardhurat u rritën me 22% në 62,5 milionë euro (69,4 milionë dollarë) në vitin 2018 në krahasim me vitin e kaluar”, sipas një studimi të bërë nga “PricewaterhouseCoopers” (PwC) të publikuar sot.
Ndërsa një studim tjetër i bërë nga “Deloitte” i nxjerr të ardhurat për vitin 2018 në 70 milionë euro.
Këto të ardhura e pozicionojnë Gjermaninë të katërtën në rang botëror, pas SHBA-së (191 milionë euro), Koresë së Jugut (158 milionë euro) dhe Kinës (130 milionë euro). /atsh