Zv.ministrja e e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi, ka uruar ditën e sotme Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duke shpërndarë foton e Dorinës, një guidë e re dhe e mençur e cila ka pasion arkeologjinë e natyrën.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë! Veçanërisht studentëve që kanë lidhur profesionin e tyre me mjedisin, u uroj të ruajnë përkushtimin e pasionin, të përvetësojnë dijet më bashkëkohore dhe t’i vënë në zbatim në mbrojtjen e qëndrueshme të mjedisit”, shprehet Çuçi.
Çuçi shprehet se, “me këtë foto të Dorinës, guidës së mençur, e cila rrezaton pasionin madh për arkeologjinë e natyrën, uroj të gjithë të rinjtë që punojnë dhe studiojnë me përkushtim, Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë”.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë festohet çdo vit më 12 gusht, datë kjo kur edhe u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.
Shënimi i kësaj dite synon promovimin e aktiviteteve për të rinjtë, me qëllim që të pranojë dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin e shoqërisë. /atsh