Loading...

Paligjshmëria fiskale te karburantet në kufijtë e krimit, para drejtësisë edhe përgjegjësi më i fundit

Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi sot se “në tregun e karburanteve vazhdon të gëlojë paligjshmëria në aspektin fiskal, por kjo paligjshmëri është bërë aq e gjerë deri në kufijtë e një krimi të rëndësishëm të paraparë edhe nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”.

Në një komunikim për mediet mbi përshkallëzimin e luftës kundër informalitetit, me zero tolerancë ndaj abuzuesve, Braçe theksoi se ” administrata tatimore ka zbuluar shkelje të rënda të ligjit, në kufijtë e krimit, veçanërisht në skemën kriminale të qëndrueshme të kalimit dhe operimit në kasat me regjim manual, të ndaluar rreptësisht me ligj”.

“Administrata tatimore ka zbuluar diferenca të thella mes litrave të regjistruara në pompa të shitura mes tyre dhe natyrisht litrave të regjistruara në kasat fiskale, diferenca që dëshmojnë për evazion fiskal të rëndësishëm”, nënvizoi Braçe.

Sipas tij, këto diferenca arrijnë në mijëra tonë në harkun kohor nga vjeshta e 2017 deri më sot.

“Grupet e përbashkëta të tatimeve dhe metrologjisë ligjore që po verifikojnë gjendjen aktuale të regjimit të kasave në çdo pompë karburanti janë udhëzuar të lexojnë në litrat e regjistruara e të shitura në pompa dhe litrat e regjistruara dhe të shitura në kasa”, tha Braçe.

Zv/kryeministri Braçe u shpreh se “diferenca në litra në çdo pompë do t’i nënshtrohet detyrimeve fiskale litër për litër deri në qindarkën e fundit”.

Ndërkohë, vijoi ai, të gjithë të përfshirë në këtë veprimtari kriminali duke nisur nga dy të parat që janë vënë tashmë nën pranga, shtuar me administratorë kompanish, administratorë të stacioneve të karburanteve administratorë e përgjegjës të kasave fiskale do t’i jepen drejtësisë pavarësisht emrit, madhësisë së kompanisë, parave që kanë akumuluar, miqve dhe shokëve në politikë, drejtësi e jo vetëm.

Braçe tha se “dua të mbështes veprimet konkrete të prokurorëve në Elbasan dhe në Tiranë, por edhe të kërkoj prej tyre të thellojnë hetimet deri tek përgjegjësi më i fundit”.

“Hetimet e tyre janë jetike për t’i dhënë fund këtij krimi për buxhetin e shtetit. Ndërkohë administrata tatimore ka shtrirë kontrollet në magazinat e lira të kompanive të mëdha të karburanteve. Ndërkohë, Administrata Doganore ka shtrirë kontrollet në magazinat e lira të kompanive të mëdha të karburanteve: në 48 orët e fundit, janë zbuluar diferenca të rëndësishme në inventarët e këtyre magazinave kryesisht në produktin benzinë që arrijnë po përsëri, në dhjetëra ton”, – nënvizoi ai.

Administrata tatimore, vijoi Braçe, po llogarit përsëri detyrimet fiskale të munguara dhe penalitetet në të njëjtën vlerë për secilën nga këto kompani.

“Të dyja administratat janë udhëzuar që të bëjnë bilancin e naftës së importuar, të prodhuar këtu e të hedhur në tregun e brendshëm, shitjeve të deklaruara për ti dhënë fund njëherë e mirë evazionit, por mbi të gjitha edhe mishelimit që cenon rëndë cilësinë e karburantit, një tjetër formë e rëndë e grabitjes së qytetarëve thuajse në çdo pikë ku shitet apo tregtohet ky produkt.”, tha Braçe./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1215214278639157/?t=0

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com