Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka një përmirësim të ndjeshëm të të dhënave nga terreni numrit të kuponave të lëshuara nga bizneset.
Kreu i qeverisë shprehet se nuk do të ketë tolerancë ndaj abuzuesve.
“Përmirësimi i ndjeshëm i të dhënave nga terreni për numrin e kuponave të lëshuar, por ende sa të duash si ky këtu, që luajnë me “zjarrin” dhe djegin tërë ç’kanë futur padrejtësisht në xhep, sepse ligji u mbyll qepenat. Zero tolerancë ndaj abuzuesve “, thekson Rama.
Plani operacional ”Stop -Informalitetit” synon formalizimin e ekonomisë shqiptare me qëllim që paratë e konsumatorëve të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre, për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë publike dhe jo në xhepat e bizneseve abuzuese dhe tregtisë së padrejtë, të cilët cënojnë konkurrencën e ndershme dhe mirëqenien e individëve./atsh