Nikola Ikonomi, i cili u vra mbrëmjen e sotme me tre plumba në Vlorë rezulton emër i njohur për blutë e Policisë.
Nikola Ikonomi është emri i fundit që është përdorur nga viktima, teksa njihej edhe si Laver
47-vjecari është me precedencë të mëparshëm penal, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droge.
” Laver Tozaj, shpallet fajtorë për kryerje të veprës penale të: “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me dhjetë vjet burgim;” shprehej Gjykata.
Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka akuzuar viktimwn për trafikimin e 1146 kilogramëve kanabis në drejtim të Greqisë, ngjarje e ndodhur në vitit 2005.
Policia po punon në disa pista për zbardhjen e ngjarjes dhe nuk përjashtohet pista e larjes së hesapeve për pazare droge.