Mjeti i Rojës së Plazhit të Forcës Detare në Jalë, polumbarët, detarët Klinti Beqaj dhe Erion Hysenaj shpëtuan sot në mesditë, nga mbytja qytetarin G. C, 55 vjeç nga qyteti i Kukësit.
Në njoftimin për shtyp, Ministria e Mbrojtjes sqaron se për shkak të kohës së keqe, erës dhe detit me dallgë, 55 vjeçari e ka patur të pamundur të dilte në breg duke rrezikuar jetën.
Qytetarit iu dha ndihma mjekësore nga mjeku i Shtëpisë së Pushimit Ushtarak në Jalë dhe tani është jashtë rrezikut për jetën./atsh