Pa ndryshimin e klimës të shkaktuar nga aktivitetet e njeriut, temperaturat që goditën Europën Perëndimore në fund të korrikut do të duhet të ishin të paktën nga 1,5 gradë Celsius deri në 3 gradë Celsius më të ulëta, sipas përllogaritjeve të një grupi shkencëtarësh të publikuara sot.
Temperatura rekord u regjistruan në disa shtete gjatë kalimit të valës së të nxehtit, brenda një harku të shkurtër kohor por intensiv. Termometri shënoi 42,6 gradë Celsius në Paris dhe në Lingen, në Gjermani 41,8 gradë Celsius në Begijnendijk, në veri të Belgjikës, dhe 40,4 gradë Celsius në jug të Holandës.
Temperatura të pazakonta u shënuan në Britaninë e Madhe me 38,7 gradë Celsius në Cambridge. Vala e të nxehtit u ndje deri në Skandinavi.
‘’Ndërkohë pa praninë e fenomenit të ndryshimit klimatik të shkaktuar nga dora e njeriut, një valë ekstreme e të nxehtit po aq e pazakontë sa kjo do të kishte temperatura rreth 1,5 deri në 3 gradë Celsius më të ulëta’’, sipas shkencëtarëve të rrjetit ‘’World Weather Attribution’’.
Hulumtuesit morën si referencë tre ditët më të nxehta rradhazi gjatë kësaj periudhë të të nxehtit ekstrem./atsh