Loading...

Orgjina e emrit Dukat! – Neki Haskocela

NEKI HASKOÇELA

ORIGJINA E EMRIT D U K A T
(Studim)

D u k a t ?! Ky emer shume i dashur, i cili i shoqeron dukatasit qe sa lindin deri ne vdekje madje edhe shume kohe pas vdekjes deri sa emrat e tyre humbasin ne mugtiren e memories.

Dukatasit kudo qe ndodhen, si deshire te fundit kane qe edhe ‘jeten’ pas vdekjes ti sjellin qe ta bejne ne Dukat, se aty jane te lumtur qe emrat e tyre jetojne me shume se eshte fshati i tyre i dashur.
Shpesh kam menduar per origjinen e fshatit tone te dashur Dukat, por nuk gjeja dot nje argument gojor apo te shkruar qe te shkonin direkt ne favor te spjegimit te tij.

Ne keto kushte mu shtua kurreshtja dhe deshira per te bere diçka ne kete drejtim.Per kete mu desh te shfletoja dhe grumbulloja shume te dhena historike,gojore, dhe gjuhesore te cilat te
çojne ne nje deduksion llogjik te emrit te fshatit Dukat.

Do te mundohem qe duke provuar e ballafaquar te gjitha alternativat,te nxjerrim ate me te arsyetuaren,me bindsen,me realen. Por çfare te dhenash kemi dhe si ti analizojme keto te dhena,per te sjelle nje perqasje me propabilitet te llarte besushmerie.
I pari shpjegim eshte ai i vene ne gojen e CEZARIT sipas te cilit ai paska thene (ne qafen e Qesarit ne llogora e cila mori dhe emrin e tij ne fushimin e ngritur aty per te pergatitur sulmin kunder Pompeut vitet 40 para eres se re) vend qe duket dhe me kalimin e kohes mori trajten e sotme Dukat.

Kejo nga ana gjuhsore nuk ka lidhje fare edhe nese fjalet e vena ne gojen e CEZARIT jane te verteta ato jane thene ne gjuhen romake dhe jo ilirishte.
Ana tjeter,mjafton te shkosh ne kembe ne qafe te Qesarit dhe te kthehesh me pamje nga fshati,menjehere vrehet qe ai nuk duket.Pra ky variant bie megjithse ne do tna pelqente nga hershmeria e tij.

Varianti i dyte eshte ai sipas te cilit ky emer eshte marre nga qe ne vend qe pushonin Duket. Edhe ky variant bie posht per arsye se megjithe kushtet e mira klimatiko-toksore qe vendi plotson per nje kovalishece te rehatshme Duket. nuk pushonin.

Ata ishin aktive dhe te perhershem ne krye te garnizoneve te tyre,kovalishencat jane praktikuar ne ushtrite moderne.
Varianti i trete supozohet qe emri te jete marre nga monedha “DUKAT”. Duke arsyetuar vërejme se vertet ka pasur nje monedhe te tille ne fillim prej argjendi e me von prej ari,por per here te pare eshte emetuar dhe eshte emertuar nga Venecianet ne vitin 1284 dhe ne vitin1797 doli nga qarkullimi.Kejo monedhe eshte njohur edhe ne viset Shqiptare si ne Shkoder e cila e kishte te zhvilluar shume tregtin me perendimin sidomos me Venedikun.Ata e kendojne dhe kengen -Si dukat i vogel i vogel je, hajde zog te rrish me ne- Kjo do te thote qe fshati nuk e ka marre emrin nga kjo monedhe,e para se monedha nuk eshte emetuar ne Dukat dhe e dyta per arsye te madhesisë (Dukat e gjysme e Misirit), por me teper se kjo monedha ka dale relativisht von.
Varianti i katert, tani do te marim ne shqyrtim fjalen “DUKE” dhe “DUKATE” per te cilat do te kerkojme spjegimet e vete fjalve dhe relacionet midis tyre.
E para, fjala ‘DUKE’ sipas fjalorit enciklopedik eshte titull ushtarak ose komandant i nje distrikti a garnizoni ushtarak te caktuar dhe eshte perdor per here te pare nga perandoret bizantine
E dyta, fjala ‘Dukat’ shpjegohet me zoterimet e nje DUKE i cili kishte nje autonomi mbi keto, me tej akoma, shtet feudal ose krahina te sunduara nga nje ‘DUKE’. Po ti analizojme te dy shpjegimet del qarte relacioni midis tyre, pra nuk kemi ‘Duke’ pa ‘Dukate’ dhe anasjelltas.Ta mbajme mend kete relacion dhe te thellojme pak me tej.
Por a kemi patur ne nje DUKE dhe kur mund te kete qene ai? Une po them nje pergjigje PO, dhe te mundohemi ta gjejme. Per ti dhene pergjigje pyetjes une them se kemi patur DUKE GJON MAZO-n. Tani te shikojme kur ka jetuaar ky Duke dhe ku i ka pasur zoterimet e tij.
Me lart u shpjegua se ‘DUKE’ eshte titull ushtarak te cilinn e jepnin perandoret bizantine. 

Shtrojme pyetjen -Cili perandor bizantin e ka perdorur kete titull per here te pare? Po te analizojme periudhat historike te sundimit bizantin na del qarte se perandoria bizantine e pati zhvillimin me te madh ne kohen e sundimit te JUSTINIANIT te pare ne vitet 527-565.

Meqenese ne kohen e Justinianit te pare perandoria u zhvillua nga ana ushtarako-administrative si dhe organiztivo-juridike mund qe ai ne kuader te ketij modernizimi ta kete perdorur per here te pare titullin ‘DUKE’ per komandant ushtarak dhe ‘Dukate’ si territore te zoterimit nga DUKET brendaperbrenda perandoris me nje autonomi te kufizuar.
Tani le te shikojme rrethanat qe na çojne tek Duka GJON MAZO. Kuptohet Duka Gjon ishte nga Mazo fshat i asaj kohe dhe lagje e sotme e fshatit Dukat te cilin ai ka mbajtur per nder si mbiemer te vetin trdite kejo e arritur deri ne ditet e sotme.

Gjithashtu dihet qe Justiniani i pare ishte me prejardhje Ilire, nga fshati Tauris i Dardanise Kosove. Athere kush me mire se Justinniani i njifte trimerit e Ilireve ? Ata mund te pushtoheshin por asnjehere nuk neneshtroheshin.

Ne keto kushte Justiniani e kishte me te favorshme te caktonte nje Duke vendas ne kete krahine gjeostrategjike per perandorine gjat sundimit te tij. Te gjitha fshatrat qe perbejne sot krahimen e Dukatit ne nje pozicion te shkeputur dhe strategjik si dhe ne vijen e pare te frontit Romak diktonin nje garnizon me vehte (nje Dukat) ne perandorin e Justinianit. Po ku mund te jete ngritur ky garnizon ? Meqenese Gjoni ishte nga Mazo dhe mendohet te kete qene ne karjere ne ushtrine e Justiniani, ai e ka emeruar ‘DUKE’ dhe qendren e ka vendosur ne Sotiran.Nje vend qe i plotesonte tee gjitha kushtet per tu stervitur dhe qe lejonte nga ana taktike veprime te sukseseshme dhe te zhdervjellta ushtarake si ne sulm dhe ne mbrojtje e me nje pozicion mjaft strategjik.
Ky vend me pas u quajt DUKGJOMAZO emer te cilin e mban der sot.
Shpella e Dukgjonit ne Petrune eshte nje deshmi tjeter qe mund te jete perdorur nga Duka Gjon si pike vrojtimi por dhe strehimi gjate luftimeve.

Kujtojme se jemi dy tre shekuj pas kataklismose se qytetit te Orikut,ku sipas gojdhenave kane egzistuar 36 fshatra qe nga cepi i Karaburunit e deri ne qafe te Llogorase ne nje dendesi te madhe (kujtojme thenien e arritur deri sot bije Ravenase e nuse Sjadovinase) dhe ngelen ndofta ato qe perbejne sot Dukat fshatin ,Gjombiti Thilpati Sotirani Dhe Mazo
Duke qene se ky grup Fshatrash ishin dhe qendra e garnizonit te Dukes me gjithe pronat e tyre perbenin Dukatin qe sipas spjegimit do te thote krahine e sunduar nga nje Duke,ose nje forme e qeverisjes vendore me nje autonomi te kufizuar.
Idea e Justinianit per te qeverisur me Dukate si njesi ushtarake dhe ekonomike thujse mori perhapje dhe zhvillim ne tere Evropen feudale.Keshtu po te hedhem syte gjeografise hitorike te Evropes shikojme se Sllovenia ne shekulli e 7 krijoi Dukatin e madh dhe ne shekullin e 10 i kalon Gjermanise.

Luksenburgu u ngrit ne rrangun e nje Dukati ne vitin 1354,Filanda ne shekullin 12-13 deri ne vitin1309 ishte si dukat i Suedis,Franca nuk ka qene unike pornje bashkim dukatesh.Luksenburgu edhe pse ben pjese ne BE vazhdon te qeverriset nga Dukati i Madhi i Luksenburgut.
Keshtu mund te vazhdonim me Dukate te tjere por morem ato qe na sjellin ne menyre kronollogjike vazhdimesin e tyre.
Pra ne fund te arsyetimit tim mendoj se Duka Gjon Mazo ka dhene emrin e fshatit si sundimtar i pare i krahines (kujtojme krahinat e sunduara nga nje Duke quheshin Dukate) dhe fisit te tij Dukgjonmazo.Mendoj se vendosem me veshtiresi nje linje llogjike ne favor te spjegimit te emrit te fshatit tone te dashur dhe qe eshte me nje besueshmeri me te larte se variantet e tjera e qe del meenje lashtesi 1500 vjeçare.

Dukar i Ri

Dukati i Ri eshte krijuar si ngulmim qe nevitin 1930 pas termetit shkaterrues te atij viti e qe ne memorjen e popullit eshte iksuar ne vargjet Ne vitin tridhjete,te xhumane ne pasdreke ç’u trondit Dukati i shkrete,e qellon Qoreja vete,Qoreja vete e qelloi ,pallatat ja shkatrroi etj, Nje pjese e dukatasve i rindertuan ndersa nje pjese he pronat e tyre si pas lagjeve, Gjonbit u ngul ne Kohil,Thilpati ne Shapi, Mazo ne Kanal dhe Sotirani ne Pezul. Ne kete gjendje ishte Dukati deri pas luftes de dyte botrore pra ishte krijuar edhe Dukat fusha

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com