Loading...

Kujdesi ndaj lëkurës, përdorni kremin me faktor mbrojtës jo më pak se 50

Për kujdesin e lëkurës së fëmijëve ndaj diellit, ekspertët rekomandojnë të përdoren produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 20, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell të përdoren produkte rezistente ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50.

Fëmijëve ashtu si të rriturve, dielli u sjell përfitime të rëndësishme për humorin, sistemin imunitar, kockat dhe lëkurën. Por, ekspozimi i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm mund të ketë pasoja negative, të tilla si djegie nga dielli, dhe në një afat kohor më të gjatë fillimin e tumoreve, përfshirë melanomat.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë që asnjëherë të mos neglizhohet kujdesi për lëkurën.

“Qëndroni në ambiente të freskëta gjatë intervalit kohor 10:00-17:00. Përdorni syze dielli. Përdorni kapele. Përdorni kremin me SPF 50. Përdorni kremin mbrojtës për lëkurën e fytyrës. Konsumoni sa më shumë ujë. Vishni veshje të lehta. Qëndroni në hije”, – thonë ata./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com