Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orën 07:40 bregdetin veri-qendror të ishullit grek të Kretës.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe shërbimit gjeologjik amerikan, USGS, tërmeti e kishte epiqendrën 75 kilometra larg qendrës së ishullit.
Për momentin, nuk raportohen dëmtime në njerëz dhe materiale./atsh