Njëri prej bashkëshortëve të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Selenicë ndërroi sot jetë.
Mimoza Selimi vdiq për shkak të plagëve të rënda në një pjesë të madhe të trupit.
42-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Rexhep Selimi ndodheshin në banesë mëngjesin 17 korrikut, kur shpërtheu bombola e gazit.
Ajo u dërgua për mjekim të specializuar në Tiranë, por fatkeqësisht nuk u ka shpëtuar dot plagëve. Mimoza Selimi ishte nënë e 3 fëmijëve.