Loading...

Shtyhet deri në 15 shtator, afati për aplikimet për oficerë të Policisë Kriminale

Policia e Shtetit ka shtyrë deri në datën 15 shtator 2019 afatin për aplikimet për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë.

Shtyrja e afatit lidhet me kërkesat e shumta, adresuar Policisë së Shtetit, për shkak të përmbylljes së diplomimit të një numri të madh studentësh në këto javë, që kanë shprehur dëshirën për të konkurruar dhe bërë pjesë e Policisë.

Policia e Shtetit sqaron se në përfundim të kursit, studentët do të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të Policisë së Shtetit dhe do të marrin gradën policore Nënkomisar.

Plotësoni formularin online në linkun: http://aplikime.asp.gov.al/apply

Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është zgjeruar edhe mundësia për dorëzimin e dosjeve, ku veç Drejtorive Vendore të Policisë, aplikantët mund t’i dorëzojnë ato edhe pranë Komisariateve që janë pranë çdo njësie vendore.

“Kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të Arsimit të Lartë janë 100. Kandidatët duhet të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, ekonomike (degët ekonomi, financë) ose në shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë)”, shprehet Policia e Shtetit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com