Loading...

Atletiko ”thërmon” Realin e Zidanit 7-3

Ekipi i “Atletiko Madrid” mposhti “Realin” e Zidanit me rezultatin 7-3 falë Diego Costas, autori i katër golave para se të nxirrej me karton të kuq, në një ndeshje miqësore mes dy gjigantëve madridas, dje në mbrëmje në stadiumin “East Rutherford” në Nju Jork.

“Atletiko” kaloi në avantazh që në minutën e parë, falë një goditje të Diego Costa që u devijua nga mbrojtja e “Realit”.

Festivali i golave u hap nga Costa, në këtë takim të “International Champions Cup” (ICC), një seri ndeshjesh miqësore që zhvillohet në SHBA para fillimit të sezonit, i ndjekur nga portugezi Joao Felix, rekruti më i ri i klubit. Angel Correa shënoi të tretin, më pas Diego Costa shënon dy gola të tjerë.

Në pjesën e dytë, portieri belg i “Real Madrid”, Thibaut Courtois, që u mposht pesë herë në pjesën e parë, u zëvendësua nga Keylor Navas. Por kjo nuk e pengoi Diego Costa që të shënojnë golin e katërt.

Më ofensiv, Karim Benzema, që hyri në minutën e 30-të të pjesës së dytë shokët e tij shënuan falë Fernandez Iglesias.

Diego Costa dhe Daniel Carvajal që të dy u përjashtuan nga loja duke i lënë ekipet me nga 10 lojtarë.

“Atletiko” shënoi golin e shtatë falë Victor Vitolo.

Lojtarët e Zidanit arritën të reduktojnë diferencën falë një 11-metërshi të Karim Benzema dhe një goli të Javier Hernandez./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com