Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Europian të Futbollit, që do të zhvillohet në vitin 2020, mes Turqisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 11 tetor në Stamboll.
Sipas Federatës Turke të Futbollit ndeshja Turqi-Shqipëri do të luhet në stadiumin ”Ulker”, më 11 tetor, në stadiumin ku luan edhe klubi i superligës turke Fenerbahçe.
Përveç kësaj, Turqia, edhe ndeshjet me Andorrën dhe Islandën, do t’i luajë në stadiumet e Stambollit.
Në grupin H, Franca, Turqia dhe Islanda e ndajnë vendin e parë, të dytë dhe të tretë me nga 9 pikë, ndërsa Shqipëria është e katërta me 6 pikë të grumbulluara.
Shqipëria ndeshjen e radhës e ka me Francën më 7 shtator, ndërsa tre ditë më vonë do të presë Islandën./atsh