Loading...

Alarm i kuq në Europën Perëndimore

Temperaturat, tashmë të larta, do të vijojnë të shënojnë rritje sot në Europën Perëndimore, ndërsa kjo valë e re e të nxehtit ekstrem ka detyruar autoritetet e disa shteteve të aktivizojnë alarmin e kuq.

Në Francë, pothuajse pjesa më e madhe e rajoneve janë sinjalizuar për të marrë masat për përballimin e temperaturave ekstreme, ndërsa Meteo France parashikon për të enjten temperatura të cilat janë regjistruar më shumë se 70 vite më parë, që mund të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Rekordi aktual daton në 1947 me 40,4 gradë Celsius.

Megjithatë, rekordi në nivel kombëtar nuk pritet të tejkalohet, ai u thye në fund të qershorit me 46 gradë Celsius në jug të vendit.

Belgjika ka lëshuar alarmin e kuq për temperatura ekstreme, për herë të parë për këtë sezon.

”Pas konsultimet me Grupin e Vlerësimit të Rrezikut, vendosa të lëshoj Kodin e Kuq të emergjencës për të nxehtin që do të përshkojë vendin ditët e ardhshme, pasi kriteret janë përmbushur”, u shpreh në një postim në Twitter David Dehenauw, përgjegjës i parashikimeve të Institutit Mbretëror Meteorologjik.

Të mërkurën, temperaturat do të rriten disa gradë për të arritur rekordet absolute, konstaton në fakt Meteo Belgique, që pret për shembull 38 gradë Celsius në Serein, në verilindje të vendit. Rekordi historik daton në 27 qershor 1947, me 38,8 gradë Celsius, i korrigjuar në 36,6 gradë Celsius./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com