Loading...

Samsung prodhon syza që përmirësojnë realitetin

Kompania e teknologjisë së lartë Samsung po punon për prodhimin e syzeve që përmirësojnë realitetin, siç është demonstruar nga një patentë e re e paraqitur me zyrën e patentave në SHBA.

Pajisja do të ishte e ndryshme nga shikuesi i tanishëm i VR-së në treg si për teknologjitë e përdorura ashtu edhe për estetikën, më afër në krahasim me atë të një palë syzeve me recetë tradicionale.

Për momentin nuk dihen shumë detaje, duke qenë një patentë e re.

Ka disa kompani që punojnë në këtë drejtim, ndoshta edhe Apple./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com