Një grup turistësh shqiptarë janë bllokuar në kanionin e Holtës.
Burime nga policia bëjnë me dije se një vajzë është gjetur e mbytur ndërsa janë shpëtuar 4 fëmijë të tjerë.
Vajza e mbytur është gjetur pas shpëtimit të 4 fëmijëve dhe është e moshës rreth 25-vjeçe, ndërsa të bllokuar janë ende edhe dy persona të tjerë një djalë i moshës 20 vjeç dhe një burrë rreth të 50-tave.
Identifikohet vajza që u mbyt pasditen e sotme te kanioni i Holtës. Ajo është Tila Sallaku 24-vjeçe nga Lushnja.
Ndërkohë që vëllai i saj dhe miku i familjes 50-vjeç janë shpëtuar./Shqiptarja