Loading...

Bie në kontakt me rrymën, ndërron jetë punonjësi i OSHEE në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një punonjës i OSHEE ka humbur jetën.

Policia njofton se elektriçisti teksa ka qenë duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën.

Raportohet se viktima është P.H 56 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Informacion paraprakRreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” shtetasi P. H., 56 vjeç (Punonjës i OSHEE Vlorë) duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com