Loading...

“Facebook” merr gjobën rekord prej pesë miliardë dollarësh,akuzuar për shkelje të rëndë të privatësisë

Kolosi amerikan i rrjeteve sociale “Facebook” merr sot gjobën më të madhe që i vendoset ndonjëherë në SHBA një kompanie të internetit.

“Federal Trade Commission” (Komisioni i Tregtisë së Lirë), autoriteti më i lartë federal që mbikëqyr sektorin e telekomunikimit, votoi për një gjobë prej pesë miliardë dollarësh kundër mbretit të medies sociale, duke e akuzuar për shkelje të rëndë të privatësisë.

Ky është çmimi që “Facebook” duhet të paguajë për skandalin e “Cambridge Analytica”, kompania kontroverse e mbledhjes së të dhënave që kishte akses të jashtëligjshëm në të dhënat personale të 86 milionë përdoruesve të “Facebook”.

Autoriteti amerikan morri vendimin në maxhorancë, me anëtarët republikanë që votuan në favor të sanksionimit dhe ata demokratë kundër.

Rekordi i mëparshëm në vendosjen e një gjobe kundër një gjiganti të internetit i përkiste “Google”, që në vitin 2012 u gjobit me 22 milionë dollarë për shkeljen e privatësisë. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com