Rikonstruktohen në sajë të fizikës proteinat përgjegjëse për sëmundjen e ashtuquajtur ”lopa e çmendur”.
”Zbulimi hap rrugën për kërkimin e barnave për këtë sëmundje, që deri më tani ka qenë e pashërueshme”, sipas studimit të botuar në revistën ”Plos Patogens” nga studiuesit e institutit ”Telethon Dulbecco” në Universitetin e Trentos, të udhëhequr nga Emiliano Biasini në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Fizikës Bërthamore.
Prions janë proteina të pranishme në trurin e gjitarëve, të afta për t’u shumuar dhe përhapur në një mënyrë të ngjashme me viruset dhe bakteret.
Mekanizmi i saktë i replikimit është ende i panjohur, por dihet se ato mund të nxisin ndryshimin e formës së tyre nga normale në anormale duke vrarë qelizat nervore dhe duke shkaktuar sëmundje shumë serioze neurodegjenerative./atsh