Loading...

Ina Nuku, vajza simbol e rezistencës së Shtetit ndaj Antishtetit

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi dje Yllin e Mirënjohjes Publike, Ina Nukut, vajzës simbol të rezistencës së Shtetit ndaj Antishtetit.

“Respekt! Dje gjatë dorëzimit të Yllit të Mirënjohjes Publike, Ina Nukut, vajzës simbol të rezistencës së Shtetit ndaj Antishtetit”, tha sot Rama, ndërsa publikoi disa foto nga momenti i dorëzimit të kësaj medalje.

Në një ceremoni të organizuar në mjediset e Ministrisë së Brendshme, Rama u shprehu dje falënderimet efektivëve të Policisë së Shtetit për gjithë kontributin e tyre në mbarëvajtjen e protestave dhe fushatës zgjedhore të ndërlikuar.

“Këtu mes jush ndodhet edhe simboli i rezistencës suaj, kolegia dhe mikja juaj dhe e imja, Ina Nuku. Ina ra pre e një goditje qorre me lëndë plasëse që mund t’i kishte marrë edhe jetën në krye të detyrës. Ajo reagoi duke u shmangur. Një vajzë e zonja, punonjëse e re dhe e përkushtuar e Policisë së Shtetit, Ina u plagos rëndë jo në përballje me krimin e rrugës, por sepse u gjend përballë politikës së rrugës. Sot është dita e duhur për t’ju drejtuar Inës dhe përmes saj të gjitha vajzave dhe juve, që u përballët denjësisht me agresionin e antishtetit, i akordoj Yllin e Mirënjohjes Publike të Kryeministrit”, tha dje Rama, gjatë këtij aktiviteti./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com